Ursula von der Leyen në Serbi, Vuçiq e pret me lule në aeroport
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e priti në aeroport Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen.
“Mirësevini në Serbi”, ka shkruar Vuçiq në Instagram dhe postoi disa fotografi nga aeroporti.
Vuçiq gjithashtu i dhuroi një tufë lule Ursula von der Layen.
View this post on Instagram
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen ka nisur turin në Ballkanin Perëndimor, ku fillimisht vizitoi Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut. Ndërsa ditën e sotme ishte në Kosovë dhe Mal të Zi. /21Media