Rizvanolli falënderon qytetarët që po kursejnë rrymën
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli vazhdimisht po bënë apel për kursimin e engjërisë elektrike.
Ajo sot përmes një postimi në Twitter tha se efekti i thirrjeve për kursim e racionalizim të konsumit të energjisë elektrike veç ka filluar të vërehet.
Rizvanolli në lidhje me këtë falënderoi të gjithë qytetarët për kursimin e rrymës.
“Efekti i thirrjeve për kursim e racionalizim të konsumit të energjisë elektrike veç ka filluar të vërehet. Sipas KOSTT, menjëherë parmbrëmë kulmi (peak) i konsumit (1.3 GW), që zakonisht ndodh gjatë ditës, është zhvendosur në orën 23:00. Ju falemnderit të gjithëve”, ka shkruar Rizvanolli në Twitter.
Efekti i thirrjeve për kursim e racionalizim të konsumit të energjisë elektrike veç ka filluar të vërehet.
Sipas KOSTT, menjëherë parmbrëmë kulmi (peak) i konsumit (1.3 GW), që zakonisht ndodh gjatë ditës, është zhvendosur në orën 23:00.
Ju falemnderit të gjithëve!— Artane Rizvanolli (@Artane_R) December 16, 2021
Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli sot kanë vizituar Termocentralin “Kosova B” dhe Termocentralin “Kosova A”./21Media