Rizvanolli: Kompanitë që s’kanë gjetur furnizues mund të blejnë nga KEK, ky është çmimi

Ministrja në detyrë, Artane Rizvanolli përmes një postimi në Facebook njoftoi se 1ë nga sot, KEK, në cilësinë e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF), furnizon të gjitha ndërmarrjet që kanë dalur në treg të lirë e nuk kanë arritur të nënshkruajnë kontrata furnizimi.

Ajo u bëri thirrje bizneseve që të nënshkrujanë marrëveshjen për furnizimin me KEK apo të gjejnë alternativë tjetër.

“KEK njofton se energjia për këto ndërmarrje për ditën e sotme, pra 1 qershor, është siguruar me çmim mesatar prej 64.55 €/Mwh përmes Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX).
U bëjmë thirrje ndërmarrjeve që në afat sa më të shkurtër dhe brenda atatit ligjor të nënshkruajnë marrëveshjen e furnizimit me KEK si FMF, ose të gjejnë furnizues alternativ.KEK është në dispozicion për informata rreth furnizimit përmes mundësisë FMF.”, shkroi Rizvanolli.

Nga ZRrE presim të monitorojë tregun me përpikmëri dhe të ndihmojë të gjitha palët për një tranzicion sa më të lehtë, nërsa Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar të ndihmojë ndërmarrjet që tashmë kanë dalur në treg për të bërë zgjidhjet më të favorshme për biznesin e tyre.Sa më shpejt që ndërmarrjet informohen saktë, aq më i lehtë e më i shpejtë do të jetë tranzicioni për to.”, përfundoi ajo.

Back to top button