Rizvanolli: Ngrohje qendrore në tetë komuna

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në takimin që bashkë me kryeministrin Albin Kurti kanë mbajtur me kryetarët e komunave, ka folur për studimin e fizibilitetit për ngrohje qendrore në 8 komuna. Sipas njoftimit të Ministrisë për këtë takim, studimi pritet të përfundohet gjatë këtij viti dhe me pas do të fillojë puna në projekt të ngrohjeve.
Në njoftim thuhet se Rizvanolli ka kërkuar nga kryetarët e komunave që të fillojnë të punojnë në lehtësimin e proceduarave, që sa më shpejt të fillojnë investimet në këto projekte. Në njoftim nuk specifikohen komunat kur pritet të kryhet studimi i fizibilitetit.
Rizvanolli ka theksuar se, gjatë vitit që lamë pas, në nivel të Kosovës ka pasur ulje të konsumit të energjisë në vlerë prej 8% në krahasim më vitin paraprak. Ajo u bëri thirrje institucioneve lokale që të vazhdojnë të jenë sa më racionalë në konsum të energjisë elektrike, pasi kursimi është një ndër hapat kryesor në përballje me krizën energjetike.

Back to top button