Jevtiq kërkon forca shtesë të KFOR-it dhe postblloqe të Policisë ne Shtërpcë
Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, ka kërkuar nga KFOR-i që të rrisë praninë në territorin e komunës, në përputhje me kapacitetin dhe misionin që ka në Kosovë.
Jevtiq, siç njofton komuna e Shtërpcit në Facebook, ia ka përcjellë komandantit të komandës rajonale të KFOR-it në perëndim shqetësimet e qytetarëve pas plagosjes së fundit të dy serbëve në Gotovushë. Siç thuhet në njoftim, takimi ishte i gjatë dhe serioz dhe Jevtiq e ka cilësuar “situatën jashtëzakonisht tê vështirë dhe serioze”.
Ai shtoi se është veçanërisht i shqetësuar për “rrëfimin që rrethon gjithë ngjarjen e 6 janarit” dhe, siç theksoi, “përpjekjet për të justifikuar përpjekjen për të vrarë një fëmijë dhe një të ri”.
Jevtiq paraprakisht ka folur me qytetarët për gjendjen e sigurisë në komunë, pas plagosjes së djemve dhe të rinjve në fshatin Gotovushë.
Në njoftim thuhet se kanë qenë të pranishëm përfaqësues të të gjitha fshatrave dhe se Jevtiqi ka thirrur takimin për të marrë propozime direkt nga qytetarët se çfarë duhet bërë në lidhje me sigurinë e fëmijëve dhe të gjithë njerëzve. Takimi është mbajtur, siç thuhet, për konsultime dhe propozime të cilat komuna do t’ia dërgojë institucioneve dhe faktorëve përkatës për ruajtjen e sigurisë në Kosovë.
Gjithashtu thuhet se policisë do t’i kërkohet, përveç postblloqeve të përhershme, të shtojë edhe patrullimet pranë shkollave, si dhe në vendet ku fëmijët presin transportin publik për të shkuar në shkollë dhe kur të kthehen./21Media