Rizvanolli raporton para deputetëve të Komisionit për Ekonomi

 
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të raportoj këtë të martë para deputetëve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.
Komision ky që do të mblidhet në ora 11:00.
Rizvanolli do të raportoj për planin e ministrisë për vitin 2021.
Ndërkohë që komisioni do ta shqyrtojë në parim edhe projektligjin për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, shqyrtimin në parim të projektligjit për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike si dhe do të shqyrtojnë raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare-ARKEP për vitin 2020.

Back to top button