Rizvanolli sqaron situatën në minierën e Trepçës: ​Mos gënjeni, është rritur prodhimi

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka reaguar të hënën me një shkrim në Facebook duke demantuar disa raportime për situatën në minierën e ndërmarrjes publike “Trepça”.
Ministrja Rizvanolli ka theksuar se disa raportime janë gënjeshtra dhe si të tilla po ofendojnë punën e minatorëve në “Trepçë”.
Duke arsyetuar situatën në Stantërg, ajo ka bërë një përshkrim të punës në minierë dhe vendimet e marra nga ekzekutivi.
“Të thuhet se faktor është keqmenaxhimi apo mospuna është jo vetëm gënjeshtër, por edhe ofendim për të gjithë ata minatorë, teknikë, inxhinierë e udhëheqës të tyre që po punojnë ditë e natë për të sanuar situatën, e të cilëve ju jemi pafundësisht falënderues. Të thuhet se sfidat e Trepçës janë indikator se ajo duhet privatizuar është, prapë jo vetëm e pabazuar por edhe ofenduese për inteligjencën e punonjësve të Trepçës e të gjithë qytetarëve të Mitrovicës e të Republikës së Kosovës”, shkruan Rizvanolli.

Back to top button