Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë, dëmtohen disa banesa dhe biznese përreth

Një shpërthim i fortë ka tronditur Sarandën mëngjesin e kësaj të hëne.
Një sasi e madhe i është vendosur një hoteli duke e shkatërruar plotëisht objektin.
Nga shpërthimi i fortë, dëme të shumta kanë pësuar edhe objektet e tjera në afërsi të këtij hoteli.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lëdnuar.
“Rreth orës 05:55, në lagjen nr.1, Sarandë, në një hotel dy-katësh i ndërtuar që prej vitit 1996, në pronësi të shtetasve S. Ç., dhe E. Dh., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ndërtesa është rrëzuar dhe janë shkaktuar dëmtime të fasadave të objekteve në afërsi të objektit të rrëzuar. Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve. Menjëherë është ngritur një grupi i posaçëm hetimor me ekspertë më të mirë të DVP Vlorë dhe nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.Nga të dhënat paraprake rezulton se prej vitit 2002, dy bashkëpronarët janë në një proçes gjyqësor për pronësin e këtij hoteli”, thuhet në njoftim.
 

Back to top button