Robben: Duhet të shënojmë herët për të shpresuar në kualifikimi

Ylli i Bayern Munich ka folur për ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit

Bayerni ka një mal për të kaluar në mënyrë që të kërkojë kualifikimin për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Disfata 1:2 në Allianz Arena ia ka vështirësuar dukshëm punët skuadrës së Carlo Ancelottit për duelin e kthimit.Mirëpo Arjen Robben mbetet optimist që Bayerni mund t’ia dalë, por ai thotë se skuadra duhet të shënojë në rastin e parë që i jepet në mënyrë që të ketë gjasa të kërkojë diçka më shumë.

“Në mundësinë e parë që na jepet të martën, ne duhet të shënojmë”, ka thënë Robben për gazetën gjermane Bild.“Ne nuk guxojmë të shfaqim asgjë më pak se ajo që kemi bërë në Munih. Jemi përgatitur në maksimum dhe do ta luajmë lojën tonë në Madrid”.“Nuk ka rëndësi se kush është në fushë, jam i sigurt se do të jetë një skuadër e fortë. Kemi besim në njëri-tjetrin dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka theksuar 33-vjeçari.

Back to top button