Kryen vrasje dhe e transmeton në “Facebook”

Tronditet opinioni SHBA

Policia në Klivlend është vënë në kërkim të një personi, për të cilin dyshohet se ka vrarë një person tjetër, duke e transmetuar me këtë rast krimin drejtpërsëdrejti në rrjetin social, Facebook.

Policia njoftoi se i dyshuari më pas ka publikuar edhe një video-xhirim tjetër në këtë rrjet social, në të cilin theksoi se ai ka kryer së paku edhe 15 vrasje tjera.

Një zyrtar i policisë tha se policia deri me tani nuk ka arritur të konfirmoi ndonjë vrasje tjetër, përveç asaj të cilën i dyshuari e kreu të dielën pasdite, shkruan rtv21.tv

Video-xhirimi i vrasjes, i cili u publikua në Facebook, ishte i pranishëm dhe aktiv në këtë faqe për gati tri orë, para se të hiqej.

Policia identifikoi të dyshuarin si Stiv Stivenson dhe shtoi se besohet se ai është i armatosur dhe i rrezikshëm./21Media

Back to top button