Robert Pattinson rikthehet në “The Batman 2”

“The Batman” do të kthehet.
Warner Bros ka bërë të ditur lajmin gjatë prezantimit të saj të së martës në CinemaCon.
“The Batman” paraqet Bruce Wayne si një djalë të ri që lufton korrupsionin në Gotham City, duke ndjekur Riddler, të luajtur nga Paul Dano.
Robert Pattinson do të rikthehet si Batman.
Nuk ka ende asnjë informacion nëse pjesa tjetër e kastit do të kthehet.
Zoe Kravitz luajti Catwoman-in, Andy Serkis luante rolin e shërbëtorit të Batman-it, Alfred Pennyworth, Colin Farrell u shfaq si Penguin dhe Jeffrey Wright si shefi i policisë së Gotham City, James Gordon.
“The Batman” u shfaq në kinema në mars dhe shënoi fundjavën më të madhe të hapjes së 2022. Blockbuster është deri më tani filmi me fitimet më të larta të vitit.
Filmi fitoi 760 milionë dollarë në arkat botërore. Kur u publikua në HBO Max, u shikua nga 4.1 milionë familje në javën e parë, raporton Deadline./21Media

Back to top button