Roboti më i avancuar humanoid në botë “Ameca”

Roboti i pagëzuar Ameca u zhvillua në selinë Engineered Arts në Falmouth, Cornwall të Britanisë së Madhe. Zhvillimi i tij filloi në vitin 2021, dhe kështu u vazhdua me avancim të tij deri më sot.

Ky robot u projektua që të komunikojë në disa gjuhë, gjë që po lë pa fjalë dashamirët e teknologjisë në mbarë botën.

Kjo video me robotin Ameca që u lansua në YouTube, tregon atë duke u përgjigjur në pyetje në disa gjuhë.

Për Ameca-n u shfrytëzua teknologjia e njëjtë si e OpenAI’s ChatGPT bot.

Kjo tregon se Ameca është “fytyra e robotikës të së ardhmes”.

Në faqen zyrtare të kompanisë e cila ka zhvilluar Ameca-n shkruan se atë e disajnuan në mënyrë specifike si platformë për zhvillime teknologjike në të ardhmen.

Sipas saj, Ameca është platformë e përkryer humanoide për bashkëveprim në mes njeriut e robotit.

Ameca bën shprehje të ndryshme të fytyrës, këtë falë 17 motorëve të ndryshëm të cilët punojnë në kokën e saj.

Në videon e cila po mahnitë botën, Ameca tregon se di disa gjuhë, si gjermanisht, anglisht, frengjisht, japonisht, kinezisht e disa të tjera.

Ajo tregon se çfarë moti mbretëron në Berlin, Paris e New York, këtë në gjuhët zyrtare të vendeve.

Derisa shumë dashamir të videos kanë thënë se janë të habitur nga kjo teknologji, ka prej atyre që kanë thënë se ajo është e rreziukshme për njerëzit, pasi që nga kjo shihet se robotëve u lejohet të  marrin vendime për gjëra të caktuara.

Se çka do të sjellë kjo fushë në të ardhmen, mbetet të shihet./21Media

Back to top button