Roboti Perseverance zbulon se dikur ka vërshuar lava vullkanike në Mars

 
Roboti i NASA-s, Perseverance zbarkoi në Mars dhjetë muaj më parë, por ai tashmë bëri një zbulim befasues.
Zbulimi i fundit tregon se pjesa ku ka kaluar roboti, u formua nga rrjedha e laves së vullkanit, dhe kjo ishte diçka që nuk ishte pritur aspak, thonë shkencëtarët.
Ata më parë kishin menduar se shtresa e gurëve që Perseverance i kishte fotografuar, ishin sediment.
Por gurët, mostrat e të cilëve i ka marrë Perseverance deri më tani, tregojnë se kanë bashkëvepruar me ujin disa herë, e disa prej tyre përfshijnë edhe molekula organike.
Këto zbulime mund tu ndihmojnë shkencëtarëve që të kenë një afat kohor të saktë për ngjarjet që kanë ndodhur në kraterin Jezero, që është vendi i një liqeni të lashtë. Ato po ashtu ofrojnë mundësi për të kuptuar më mirë planetin Mars.
Zbulimi i fundit për lavën u bë i ditur gjatë një takimi të Unionit të Gjeologëve amerikan në New Orleans.
Shkencëtarët me vite të tëra kanë vënë në dyshim nëse gurët në këtë krater janë sediment, të përbërë nga shtresa materiali të depozituar nga një lumë i lashtë, apo gurë vullkanik, të cilët krijohen kur rrjedh lava.
Roboti Perseverens është i pajisur me instrumente të sofistikuara, të cilat i fotografojnë dhe analizojnë gurët, duke zbuluar kështu përbërjen dhe tyre dhe të mineraleve.
Gurët në Mars janë ndryshuar disa herë, dhe kjo ka shtyrë shkencëtarët që të bëjnë studime të vazhdueshme të tyre. Me fjalë të tjera, ata synojnë të kuptojnë më mirë periudhën në të cilën uji ka ekzistuar në sipërfaqe, si dhe të zbulojnë historinë më të herëshme të planetit.
Deri më tani, Perseverance ka mbledhur katër mostra gurësh, ndërkaq planifikohet që ai të mbledh edhe 37 të tjera.
Këto mostra do të sillen në tokë me misione të ardhshme.
Mostrat nga krateri Jezero do të zbulojnë nëse në Mars ka pasur vërtetë ndonjëherë jetë./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=quATZOJGmS4

Back to top button