Rodri dhe Kvaratskhelia më të mirët e sezonit në Ligën e Kampionëve

UEFA ka shpallur më të mirët e edicionit 2022/23 të Ligës së Kampionëve.
Pasi shpallën 11-shen më të mirë ku Manchester City dominoi me 7 lojtarë, tani UEFA ka shpallur edhe lojtarin më të mirë, si dhe lojtarin më të mirë të ri në këtë kompeticion.
Është mesfushori fantastik i Manchester Cityt që është shpallur lojtari më i mirë. Ai madje shënoi golin e fitores ndaj In\terit në finalen e së shtunës në Stamboll.
Ndërsa, supertalenti i Napolit, Khvicha Kvaratskhelia, është shpallur nga UEFA si lojtari më i mirë i ri në këtë edicion të garës më prestigjoze evropiane.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?