Roger Federer do të luajë ndeshjen ‘speciale’ të fundit të karrierës të premten

Pas betejave të shumta kundër njëri-tjetrit gjatë viteve, Roger Federer do të shijojë atë që ai e quajti një “moment special” në partneritet me Rafael Nadal për ndeshjen e fundit të karrierës së tij.

Federer, i cili do të tërhiqet nga tenisi konfirmoi se do të luante vetëm një ndeshje dyshe në O2 Arena të Londrës të premten.

Dhe të enjten, u njoftua se ylli zviceran do të bashkëpunojë me Nadalin, 18 vjet nga momenti kur ata u përballën për herë të parë me njëri-tjetrin në turneun ATP në Miami.

Dyshja janë takuar 40 herë gjatë karrierës së tyre – duke përfshirë nëntë finale të Grand Slam dhe gjithashtu kanë luajtur së bashku në Laver Cup 2017.

“Për aq kohë sa luftuam së bashku, duke pasur gjithmonë këtë respekt për njëri-tjetrin – familjet tona, ekipet tona të stërvitjes – ne gjithmonë shkonim shumë mirë”, u tha Federer gazetarëve të mërkurën kur u pyet për mundësinë për të luajtur përkrah spanjollit.

Kurse, Rafael Nadal tha në një konferencë për shtyp të enjten se ai ishte “super i emocionuar” për ndeshjen e dyfishtë të së premtes./21Media 

Back to top button