Rohde kërkon zbatimin e plotë të vendimeve të Kushtetueses nga ekzekutivi

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar 14-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Rohde ka theksuar se gjykata luan një rregull të jashtëzakonshëm për përforcimin e demokracisë së re.

“Që kjo të ndodhë, ndarja e pushteteve dhe pavarësia e gjyqësorit janë thelbësore. Zbatimi i plotë i të gjitha vendimeve të gjykatës nga ekzekutivi është çështje e shtetit të së drejtës”, ka shkruar Rohde në X./21Media

Show More
Back to top button