Rohde: Kosova dhe Serbia duhet të kenë vullnet për progres në dialog

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, tha se procesi i dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për momentin nuk ka progres. Sipas tij, pritjet janë që krerët e shteteve të të flasin me njëri tjetrin dhe të arrijnë progres në këtë proces.

“Nuk mund të flas për përmbajtjen, sepse ju e dini, duhet ta pyesni qeverinë e Kosovës për këtë. Por, pritjet tona janë që krerët e shteteve të flasin me njëri tjetrin dhe të kenë vullnetin të arrijnë progres, sepse për momentin nuk ka shumë progres, e kuptoj që ka zgjedhje por gjithmonë ka zgjedhje diku. Për qytetarët në rajon dhe sidomos të Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme që të ketë lëvizje përpara dhe jam i sigurtë që Lajcak dhe ekipi i ri në Komision duan progres. Në fund, rruga alternative është anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian dhe të gjithë e dinë se kjo bëhet nëse ka normalizim dhe pa normalizim nuk ka anëtarësim”./21Media

Back to top button