​Rohde: Marrëveshja duke përfshirë Asociacionin është vendimtar për të ecur përpara

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka mirëpritur vendimin e Komitetit Ministror të Këshillit të Evropës që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovë.

Rohde ka thënë se ky votim e sjell vendin sërish më pranë familjes evropiane.

“Pas vendimit të javës së kaluar për vizat, votimi i sotëm i KiE për përcjelljen e aplikacionit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e sjell vendin sërish më afër familjes evropiane. Gjermania dha mbështetje të plotë në këtë hap. Urimet e mia për të gjithë kosovarët! Vazhdimi i zbatimit të Ohrit duke përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe është vendimtar për të ecur përpara!”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Aplikimi i Kosovës i anëtarësimit në Këshillin e Evropës është pranuar sot nga Komiteti i Ministrave të Këshillit. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njoftoi se Këshilli i Ministrave përmbylli fazën e parë për anëtaresimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke ia kaluar kërkesën për anëtarësim Asamblesë Parlamentare./21Media

Back to top button