Hungaria kundër Kosovës në KiE, cilat shtete iu bashkuan e cilat abstenuan

Aplikimi i Kosovës i anëtarësimit në Këshillin e Evropës është pranuar sot nga Komiteti i Ministrave të Këshillit. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njoftoi se Këshilli i Ministrave përmbylli fazën e parë për anëtaresimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke ia kaluar kërkesën për anëtarësim Asamblesë Parlamentare.
Por jo të gjitha shtetet votuan pro këtij avancimi të Kosovës për rrugën drejtë Këshillit të Evropës.
Agron Bajrami, ambasador i Kosovës në Bruksel, ka treguar se Azerbeidzjan, Qipro, Gjeorgjia, Hungaria, Rumania, Serbia dhe Spanja votuan kundër Kosovës. Pra prej shteteve që e kanë njohur Kosovën kundër ishte Hungaria që drejtohet nga Viktor Orban.
Në anën tjetër kanë abstenuar Bosnja, Greqia, Moldavia, Sllovakia dhe Ukraina, ndërsa nuk ka votuar fare Armenia.
Congratulations!
Who voted against? Abstained?
🤷🏻♀️— Angie the Ring (@WomenGud) April 24, 2023
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Facebook ka shkruar se së shpejti, flamuri i Republikës së Kosovës do të valëvitet edhe në Këshillin e Evropës.
Osmani ka falënderuar aleatët që sot votuan sipas saj, jo vetëm për Kosovën, por mbi të gjitha për demokracinë.
“Faleminderit aleatëve tanë që sot votuan jo vetëm për Kosovën, por mbi të gjitha për demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut”.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?