Rohde: Shumë shqetësues fakti që Lista Serbe s’i dënoi zjarrvëniet e veturave në veri

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde e ka quajtur sot shqetësues faktin që Lista Serbe nuk i ka dënuar djegiet e veturave të qytetarëve serbë në veri, të cilët i kanë regjistruar ato me RKS.

Ai ka potencuar se të gjithë duhet të jemi bashkë për të dënuar praktikën e tillë.

“Pse? Shumë shqetësues fakti që Lista Serbe sërish nuk i ka dënuar zjarrvëniet në automjetet e qytetarëve. Të gjithë duhet të jenë të bashkuar për të dënuar këtë praktikë”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Ndryshe, gjatë ditëve të fundit, në veri të vendit janë djegur vetura të qytetarëve serbë, që i kanë regjistruar ato me targa RKS. Ndërsa, sot Policia është sulmuar me mjet shpërthyes në veri.

Back to top button