Rohde thirrje Kosovës e Serbisë për takimin në Ohër: Mos e humbisni autobusin
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar sot se një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e arritshme. Ai ka potencuar se Kosova do të përfitojë shumë nga arritja e marrëveshjes.
Rohde i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për takimin e Ohrit që mos ta humbasin autobusin.
An agreement will speed up 🇽🇰 Euro-atlantic integration and is a historic chance on the road to full normalization and mutual recognition. 2/2
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) March 12, 2023
Takimi i radhës i nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Kryeministri, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, pritet të diskutojnë për planin e Bashkimit Evropian për dialogun dhe udhërrëfyesin e zbatimit të tij./21Media