Rohde: U fituan zemrat dhe mendjet në Asamble

Asambleja Parlamentare sot gjatë ditës ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Për këtë ka reaguar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde i cili tha se u fituan zemrat dhe mendjet në Asamble duke shtuar se tani Kosova duhet t’i bindë ministrat me veprime.

“Duke fituar zemra dhe mendje në @PACE_Neëssot: Aplikimi për anëtarësim i Kosovës fitoi pothuajse 80% të votave. Tani vjen pesha e rëndë për të siguruar shumicën e nevojshme 2/3 në Komitetin e Ministrave në maj, Kosova duhet të bëjë atë që duhet për të bindur me meritë dhe veprime”, ka shkruar Rohde në platformën “X”./21Media

Back to top button