Rohde uron Gresa Cakën: Kushtetuesja është ndër lojtarët më të rëndësishëm të shtetit

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka e uruar Gresa Caka-Nimanin në rizgjedhjen e saj në krye të Gjykatës Kushtetuese.
Rohde e ka quajtur këtë institucion si ndër “lojtarët më të rëndësishëm” të shtetit të Kosovës.
“Në një demokraci si Kosova, Gjykata Kushtetuese është pjesë përbërëse e strukturës shtetërore dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të saj”., ka shkruar Rohde në X.
Për rimarrjen e kësaj detyre Cakën e ka uruar më herët edhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier./21Media