Burim Ramadani kërkon dorëheqjen e Kusari-Lilës

Pas publikimit të përgjimeve të shefes së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila me Milan Radojiçiqi, ish inspektori i AKI-së, Burim Ramadan ka kërkuar dorëheqjen e saj.
Sipas tij, Kusari-Lila ka cënuar sigurinë kombëtare, meqë komunikimi i saj me Radojiçiq është në forëm raportimi personal.
“Dorëhiqu dhe rrëfehu Mimozë: pse komunikove me një të arratisur në Serbi?Radoiçiq u bastis më 23 nëntor 2018. Pra, gati 6 vjet më parë. Ai u arratis në Serbi!Shefja e Grupit Parlamentar në pushtet, Mimoza Kusari Lila, komunikoi më shumë se një herë me një të arratisur”, ka shkruar Ramadani në platformën X./21Media