Rohde uron Kosovën, thotë se Gjermania vazhdon të mbetet partner i fortë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar qytetarët e Kosovës për nder të Ditës së Pavarësisë.
Në një postim në X, Rohde thotë se Gjermania do të vazhdojë të jetë një mikë e ngushtë dhe partnere e fortë në rrugën tuaj drejt integrimit euroatlantik.
“Të dashur qytetarë të Kosovës, me rastin e ditës së Pavarësisë, unë dhe kolegët e mi të ambasadës ju urojmë Ditën e Pavarësisë. Me liberalizimin e bërë realitet më 1 janar, Kosova ka nisur me hapa të mirë këtë vit. Jini të sigurt se Gjermania🇩🇪 do të vazhdojë të jetë një mike e ngushtë dhe partnere e fortë në rrugën tuaj drejt integrimit euroatlantik! Urime edhe një herë!”, thotë Rohde në videon e postuar.
Happy Independence Day, dear Kosovo🇽🇰🫶🏽
Rest assured that Germany🇩🇪 will continue top be a close friend and strong partner on your way to Euro-Atlantic Integration!
🇩🇪🤝🏽🇽🇰 pic.twitter.com/xBcyr4klIS— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 17, 2024