Rohde viziton ekipin e kërkim-shpëtimit në shenjë falënderimi për shpëtimin e dy turisteve të huaja

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, bashkë me kolegë nga ambasada e SHBA-së dhe ambasada e Holanës në Prishtinë, kanë shkuar në Deçan për të falënderuar ekipin e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës që para dy javësh kanë shpëtuar dy turiste të huaja.

Kështu ka njoftuar ambasda gjermane në një postim në Facebook .

“Sot, Ambasadori Rohde, së bashku me kolegët e ambasadës holandeze dhe të SHBA-së, vizituan Stacionin e Shpëtimit Malor në Deçan për të falënderuar personalisht ekipin e jashtëzakonshëm të shpëtimit”.
“Vetëm dy javë më parë, këta vullnetarë të përkushtuar iu përgjigjën një emergjence lart në shtegun e High Scardus Trail në malet e Sharrit, duke sjellë me sukses dy turistë të bllokuar. Aftësia, përvoja dhe profesionalizmi i tyre bënë diferencën!”, shkroi ambasada.

Rohde shprehu vlerësimin e tij të thellë për punën e jashtëzakonshme të ekipit dhe përkushtimin për t’i mbajtur malet e Kosovës të sigurta për aventurierët.

Back to top button