“Roja e Natës” në Muzeun e Artit Amerikan në Prishtinë

Mbrëmë, të marten(19 prill) nga ora ora 21:00, në Muzeun e Artit Amerikan në Prishtinë u shfaq seria “Roja e Natës” me ligjëratën e Alfred Barr, drejtorit të parë të Muzeut të Artit Modern në Nju Jork, me titull “Kabineti Abstrakt dhe Narrativa Moderne”.
Në ligjëratë, Barr ndau tregimin për zhvillimin e artit modern, me fokusin e rrëfimit në instalimet më të rëndësishme të shekullit të njëzetë, të quajtur Kabineti Abstrakt.
Në Bon Bon të RTV21, Albert Heta foli për shumë rreth “Roja e Natës”.

Ligjërata theksoj rolin e rëndësishëm të Muzeut të Artit Modern në Nju Jork në krijimin e “kanunit” të artit pamor, që sot përfaqëson historizimin e parë të Arti modern të shekullit të 20-të të shfaqur fillmimsht në ekspozitën e vitit 1936, Kubizmi dhe Arti Abstrakt, ku Barr prezantoi “Lëvizjet Ndërkombëtare” si një prirje për të treguar historinë, e njohur si Historia e Artit Modern.
Por, çfarë me ecurinë e artit në Kosovë?
“Në mungesë të institucioneve nuk është me u habit që arti nuk vlerësohet në Kosovë…”, u shpreh Heta.

Barr ishte historian arti dhe drejtori i parë i Muzeut të Artit Modern në Neë York City dhe një nga forcat më me ndikim në zhvillimin e qëndrimeve popullore dhe institucionale ndaj artit modern./21Media

Back to top button