Gonzalez ishte pranë drejtimit të klubit të Premier League
Leeds United konsideroi Raul Gonzalez-in teksa kërkonin një zëvendësues për Marcelo Bielsa, pas vendimit të klubit për të shkarkuar trajnerin argjentinas në shkurt.
Në ditët përpara shkarkimit të Bielsa-s, presidenti i klubit Andrea Radrizzani identifikoi trajnerin e Real Madrid Castilla-s si zëvendësuesin e mundshëm të Bielsa-s.
Raul ka qenë trajner i Real Madrid Castilla që nga sezoni 2019/20 dhe fitoi UEFA Youth League në sezonin e tij të parë në krye.
Emri i tij u sugjerua për ekipin e parë të Real Madridit pasi Zinedine Zidane u largua verën e kaluar, por u vendos që ishte shumë herët në karrierën e tij për të marrë një rol të tillë./21Media