Roli dhe funksioni i gjëndrës tiroide në organizëm

Gjëndra tiroide është një nga gjëndrat më të rëndësishme të sistemit endokrin dhe ka një peshë mesatare rreth 20 gram tek të rriturit.
Gjëndra tiroide ndodhet në pjesën e përparme të qafës. Ka dy lobe, (të djathtë dhe të majtë) të lidhur nga një urë e vogël e indit tiroide të quajtur isthmus, që i japin strukturës tiroide formën e fluturës apo formën e shkronjës H.
Gjëndra tiroide prodhon dy hormone kryesore tiroksinën (T4) dhe trijodtironën (T3) të cilët janë të stimuluar nga një tjetër hormon TSH (Thyroid Stimulating Hormone), që sekretohet nga gjëndra e hipofizës.
Për rolin dhe funksionin e gjëndrës tiroide, në Për Ditë të Mbarë të RTV21, foli Rreze Serhati-Morina.
Serhati-Morina shpjegoi funksionin normal të tiroidesë si dhe çfarë e çrregullon atë!
Ajo tha se edhe ushqimi luan rol kyç në menaxhimin adekuat të tiroidesë.

Serhati-Morina tregoi edhe cilat janë shenjat e para të çrregullimit të gjëndrës tiroide./21Media

Back to top button