Rolling Stones interpretuan për fansat në Paris

Këngëtari 78 vjeçar Mick Jagger bashkë me bendin Rolling Stones mbajtën një koncert madhështor në Paris, të cilin e realizuan në kuadër të turneut Sixty.
Këngëtari kryesor Jagger ishte shumë energjik në skenë, ku interpretoi këngë e vallëzoi njëkohësisht pranë anëtarëve të tjerë të bendit Keith Richards e Ronnie Wood.
Rolling Stones, këtë koncrt e realizuan në Longchamp në Paris. Ata interpretuan atje pas koncertit në Lion, që u oranizua me datën 19 korrik.
Bendi Rolling Stones në fillim të këtij muaji interpretoi edhe në Amsterdam. Atje u kthye pas një muaji që u shtye koncerti.
Arsyeja e shtyerjes ishte se Jagger doli pozitiv në testin e COVID-19.
Pas përmirësimit të shëndetit, Jagger u shkroi fansave të tij se ndihej më mirë, dhe se do të interpretonte për ta.
Rolling Stones, koncertin në Amsterdam e mbajtën më 7 korrik.
Pas Parisit, Rolling Stones turneun evropian do ta vazhdojnë edhe gjatë muajit gusht, ku do të performojnë në Gjermani e Suedi./21Media

Back to top button