Kurorë me lule në vendin ku humbën jetën 10 persona në Sllavonski Brod

Delegacioni nga Ambasada e Kosovës në Zagreb, i përbërë nga ambasadori Martin Berishaj, Sefadin Kuçi atashe i migrimit dhe Shpend Zogaj, atashe ushtarak, vendosen kurorë me lule në Sllavonski Brod, në vendin ku një vjet më parë ndodhi fatkeqesia e komunikacionit ku humbën jetën 10 persona.
Berishaj vlerësoi përkushtimin e kryeministrit të Qeverisë së Kroacisë, Andreja Plenkoviq dhe ministrave, institucioneve shtetërore, policisë, mjekeve në Spitalin “Dr. Josip Bançeviq”, zjarrëfikseve si dhe gjithë qytetarëve të Prefekturës së Sllavonski Brodit, të cilët sipas tij, treguan solidaritet ndaj familjeve që pësuan këtë tragjedi.
Berishaj u ndau mirënjohje kryeshefit të Administratës policore Brodsko- Posavska, Antun Valiq dhe perfektit të Perfekturës Brodsko Posavska, Danijel Marushiq.
Kujtojmë se në aksident 15 persona u lënduan rëndë, ndërsa 30 persona të tjerë kishin lëndime më të lehta./21Media

Back to top button