Roma e Leverkuseni fitojnë, Arsenali barazon me Sportingun

Kanë përfunduar katër nga tetë ndeshjet që po zhvilloheshin në kuadër të programit të sotëm të Ligës së Evropës, ku kemi rezultate tejet interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Olimpico”, Roma e ka mposhtur 2:0 Real Sociedadin.
Golat nga Stephan El Shaarawy (minuta e 13’) dhe Marash Kumbulla (minuta e 87’) vulosën fitoren e skuadrës së Jose Mourinhos sot.
Po ashtu, fitore me rezultat të njëjtë 2:0 regjistroi edhe skuadra e Bayer Leverkusenit, e cila e mposhti Ferencvarosin.
Skuadra e Xabi Alonsos siguroi fitoren përmes golave të shënuar nga Kerem Demirbay (minuta e 10’) dhe Edmond Tapsoba (minuta e 86’).
Ndërkaq, krahas këtyre takimeve u zhvillua edhe ndeshja tejet interesante mes Sporting Lisbonës dhe Arsenalit, e cila përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 2:2.
Golat për vendasit i shënuan Goncalo Inacio (minuta e 34’) dhe Paulinho (minuta e 55’), kurse për Arsenalin shënoi William Saliba në minutën e 22’ dhe Hidemasa Morita i cili shënoi autogol në minutѱn e 62’.
Rezultatet finale të ndeshjeve që kanë përfunduar në Ligën e Evropës:
AS Roma 2:0 Real Sociedad
Bayer Leverkusen 2:0 Ferencvaros
Sporting Lisbona 2:2 Arsenal
Union Berlin 3:3 Royale Union SG.

Back to top button