Roma-Inter, formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 18:00 stadiumi “Olimpico” do të jetë nikoqir i derbit italian mes Romës dhe Interit, e vlefshme kjo për xhiron e 34 të Serie A.

Të dy skuadrat po luftojnë për një vend në Top 4, andaj pritet të zhvillohet ndeshje e zjarrtë.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Interi e mposhti 6:0 Veronan, kurse Roma barazoi 1:1 me skuadrën e Monzas.

Momentalisht, Roma zë vendin e shtatë në tabelë në kuotën e 58 pikëve, krahas Interit që ka 60 pikë në vendin e pestë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Romën nuk do të paraqiten Celik, Karsdorp dhe Kumbulla, kurse te Interi mungojnë D’Ambrosio, Dalbert, Gosens dhe Skriniar.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Roma (3-5-1-1): Patricio; Roger Ibanez, Cristante, Mancini; Spinazzola, Camara, Matic, Bove, Zalewski; Pellegrini; Belotti

Inter (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Dimarco; Lukaku, Correa

Back to top button