Milani triumfues në derbin kundër Lazios

Ka përfunduar derbi italian mes Milanit dhe skuadrës së Lazios.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “San Siro”, Milani e ka mposhtur 2:0 skuadrën e Lazios.

Golat për “Rossonerët” i shënuan Ismael Bennacer (minuta e 17’) dhe Theo Hernandez (minuta e 29’).

Me pikët e reja, Milani ngjitet në pozitën e katërt në tabelë në kuotën e 61 pikëve, krahas Lazios që zë vendin e dytë me 64 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të Milanit.

Back to top button