Roma pa Mourinhon kundër Sassuolos dhe Lazios

Pas vendimit të parë të Gjykatës së Apelit të FIGC që pezulloi diskualifikimin e José Mourinhos për ndeshjen mes Romës dhe Juventusit, pas ankimit të paraqitur nga “Giallorossët”, mbërriti konfirmimi i dispozitës ndaj trajnerit portugez, i cili pas sfidës ndaj Cremonese mori një diskualifikim 2-ditorë.
Sa i përket ndeshjes mes Cremoneses dhe Romës, Zyra Federale e Prokurorit ka hapur rast, duke dëgjuar Jose Mourinhon dhe njeriun e katërt të akuzuar nga portugezi, Marco Serra.
Pas suspendimit për ndeshjen mes Romës dhe Juventusit, këtë pasdite Gjykata e Sporteve vendosi që të konfirmojë diskualifikimin dy ditorë të Mourinhos.
Si pasojë e kësaj, portugezi do të mungojë në ndeshjet kundër Sassuolos dhe Lazios.
Përveç dy ditëve diskualifikim, Mourinho është dënuar edhe me një gjobë në vlerë prej 10,000 eurosh.

Back to top button