Roma shënon fitore

Roma e ka mposhtur Veronën në ndeshjen e zhvilluar sonte në kampionatin italian Serie A.
Përballja mes Veronës dhe Romës ka përfunduar me rezultat 1 – 3 dhe ishte ekipi vendas që kaloi në epërsi pas 27 minutave lojë me Dawidowicz.
Pika kthyese për Romën ishte minuta e 36-të, kur futbollisti i njëjtë i Veronës që shënoi gol, Dawidowicz mori karton të kuq.
Me një futbollist më shumë në fushë, Roma fillimisht barazoi në kohën shtesë të pjesës së parë me Zaniolon.
Golin e epërsisë romakëve ua solli në minutën e 88-të Volpato, kurse 90+2 realizoi edhe El Shaarawy për fitoren e Romës mysafire 3 me 1.
Pas 12 ndeshjeve, Roma është në vendin e katërt në Serie A me 25 pikë, kurse Verona e parafundit në tabelë, e 19-ta me vetëm 5 pikë.

Back to top button