Romagnoli pritet t’i bashkohet Juventusit, De Ligt mund të largohet

Gjigandi italian Juventus ka shprehur interesim në mbrojtësin e Milanit Alessio Romagnoli.
Romagnoli, kontrata aktuale e të cilit skadon në fund të këtij sezoni, mund t’i bashkohet Juventusit si lojtar i lirë.
Lajmin e ka konfirmuar agjenti i lojtarit Mino Raiola, duke treguar që Romagnoli do të jetë si lojtarë i lirë në fund të këtij sezoni.
“Alessio Romagnoli mund t’i bashkohet Juventusit pasi që do të jetë pa kontratë në qershor të vitit të ardhshëm”, tha Raiola.
Po ashtu, Raiola ka folur edhe rreth situatës së mbrojtësit holandez De Ligt, për të cilin tha që mund të largohet këtë verë nga Juventusi.
“Sigurisht që egziston mundësia që Romagnoli dhe De Ligt mund të luajnë së bashku, por nuk është e sigurt nëse Matthijs de Ligt do të vazhdojë qëndrimin tek Juventusi”, tha Raiola.
Kontrata aktuale e Matthijs de Ligt me Juventusin do të skadojë në qershor të vitit 2024, dhe ende nuk dihet nëse mbrojtësi holandez do të vazhdojë të ardhmen me “Zonjën e Vjetër”.

Back to top button