Kaloni te përmbajtja kryesore

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, reagon Kuka

Sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se dy medalistet e Lojërave Olimpike nga Kosova, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe trajneri i dy xhudisteve, Driton Kuka.
Sipas tij, nuk duhet të harrojmë asnjëherë që sporti nga bashkon.
”Vendimi sot nga Qeveria Shqiptare: Përfshirja në strukturat e Forcave Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e dy kampioneve olimpike të Kosovës, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi. Ministria e Mbrojtjes do të krijojë Njësinë Speciale të Kampionëve, të cilët do të kontribuojnë në edukimin fizik e psikologjik të trupave dhe do kenë pagë e më tej pension të veçantë, si anëtarë nderi të ushtrisë”, ka shkruar Kuka në ”Facebook”.
Ky i fundit ka theksuar se përfshirja e Sportistëve Elitar në Ministri të mbrojtjes dhe të Brendshme është praktikë që duhet filluar edhe në Kosovë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button