Ronaldo: Dhashë gjithçka, por ëndrra ime mori fund

Cristiano Ronaldo ka bërë reagimin e parë pas eliminimit të Portugalisë nga Kupa e Botës përballë Marokut.
Ylli portugez ishte në shënjestër të kritikave e spekulimeve gjatë gjithë këtij kampionati, por ai ka këmbëngulur se asnjëherë nuk ia ka kthyer shpinën vendit të tij dhe se ka lënë gjithçka në fushë për ta realizuar ëndrrën e tij që Portugalia të shpallej kampion i botës në futboll.
“Fitimi i një Kupe Bote për Portugalinë ishte ëndrra më e madhe dhe më ambicioze e karrierës sime. Fatmirësisht fitova shumë tituj të përmasave ndërkombëtare, përfshirë Portugalinë, por vendosja e emrit të vendit tonë në majën më të lartë në Botë ishte ëndrra ime më e madhe.”, ka shkruar Ronaldo në “Facebook”.
Ai ka shtuar se përkundër spekulimeve të shumta, kurrë nuk ia ka kthyer shpinën bashkëlojtarëve të tij.
“Unë luftova për të. Luftova shumë për këtë ëndërr. Në 5 paraqitjet që shënova në Kupat e Botës gjatë 16 viteve, gjithmonë në krah të lojtarëve të mëdhenj dhe i mbështetur nga miliona portugezë, dhashë gjithçka. Kam lënë gjithçka në fushë. Unë kurrë nuk ika nga lufta dhe kurrë nuk hoqa dorë nga ajo ëndërr. Mjerisht dje ëndrra mbaroi. Nuk ia vlen të reagosh. Thjesht dua që të gjithë ta dini se shumë është thënë, shumë është shkruar, shumë është spekuluar, por përkushtimi im ndaj Portugalisë nuk ka ndryshuar për asnjë moment. Unë isha gjithmonë një që luftoja për objektivin e të gjithëve dhe kurrë nuk do t’ia ktheja shpinën kolegëve dhe vendit tim.”, vijon më tutje ylli portugez.
Krejt në fund, Ronaldo ka thënë se koha të t’i nxjerrë në shesh të gjitha të vërteta.
“Nuk ka shumë për të thënë tani për tani. Faleminderit Portugali. Faleminderit Katar Ëndrra ishte e bukur ndërsa zgjati… Tani, po shpresojmë që koha të jetë këshilltari më i mirë dhe të lejojë secili të nxjerrë përfundimet e veta.”, la përfunduar Ronaldo.

Back to top button