Ronaldo do të bëjë historinë nesër mbrëma

Cristiano Ronaldo mund të thyejë rekordin e FIFA-s për ndeshjet me kombëtare, me paraqitjen e 197-të nëse luan nesër.

Kombëtarja e Portugalisë përballet nesër me Lihtenshtajnin në xhiron e parë të ciklit kualifikues drejt Euro 2024, dhe trajneri Roberto Martinez ka vendosur që ta grumbullojë Ronaldon.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë aktualisht është baras me sulmuesin e Kuvajtit, Badr Al-Mutawa për më së shumti paraqitje me kombëtare, duke e bërë paraqitjen 196 kundër Marokut në Kupën e Botës në Katar.

Forma e mirë e ish-yllit të United te Al Nassri ka rezultuar në grumbullim me Portugalinë dhe vetëm një ndeshje tjetër ndërkombëtare do ta shihte atë të thyente një tjetër rekord.

Ronaldo u grumbullua me Portugalinë për herë të parë në moshën 18-vjeçare, kur hyri në vend të Luis Figos në një miqësore kundër Kazakistanit në vitin 2003.

Back to top button