Arrestohet kontrabandisti i farave dhe arrave

Policia e Kosovës ka identifikuar një person të dyshuar me urdhër-arrest aktiv dhe ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në Viti.

Sot rreth orës 07:00, njësitë policore Taskforcë nga Policia Kufitare kanë ndaluar një automjet transportues në Mjak të Vitisë, me drejtues dhe pasagjer, dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku gjatë legjitimimit të tyre ka rezultuar se i dyshuari, drejtuesi i mjetit, me iniciale I. M., viti i lindjes 1993, kishte urdhër-arrest aktiv të lëshuar nga gjykata kompetente, ku përveç kësaj po ashtu është vërtetuar se edhe mjeti të cilin e drejtonte ishte pa regjistrim valid.

Pas veprimeve të ndërmarra është realizuar edhe një kontroll në automjetin e lartcekur, me ç’rast janë gjetur dhe janë konfiskuar një sasi e mallrave si në vijim:

40 thasë fara kungulli x 25 kg= 1000 kg, 50 pako arra të qëruara x10.5kg= 525kg, për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumente përkatëse dhe se të njëjtit po ashtu kanë pranuar se malli i ngarkuar është futur përmes rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në Republikën e Kosovës.

Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit, i dyshuari i cili kishte urdhër-arrest i është dorëzuar stacionit policor përkatës për procedura të mëtejme. Malli i konfiskuar i dorëzohet Doganës së Kosovës, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Back to top button