Ronaldo do të luajë në tri ndeshjet e ardhshme të Portugalisë

Cristiano Ronaldo do të luajë në tri ndeshjet e Kombëtares së Portugalisë, pasi që kompletoi rikthimin e tij te Manchester United dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe trajneri i Portugalisë., Fernando Santos.
Pavarësisht lajmeve të shumta mbi rikthimin e Ronaldos te Manchester United, tani vëmendja e yllit portugez është vetëm te kombëtarja e tij, ku ndeshjen e parë do ta zhvilloj kundër Irlandës.
Portugalia po ashtu do të zhvillojë ndeshje miqësore kundër Katarit, para se të fillojë rrugëtimin drejt “Katar 2022”, të martën kundër Azerbajxhanit.
Ronaldo është shumë afër që të thyejë rekordin Ali Daei për më së shumti gola të shënuar në nivel kombëtaresh, gjithsej 109 sosh dhe trajneri Santos e ka konfirmuar që Ronaldo do të jetë i gatshëm për tu paraqitur me Portugalinë.
“Padyshim që Ronaldo dhe të gjithë lojtarët që janë të gatshëm për të luajtur do të paraqiten kundër Irlandës. E kuptoj të gjithë fokusin që ne e marrim shkaku i tij. Ai do të luaj në të tri ndeshjet. Do të na duhet të menaxhojmë disa gjëra, posaçërisht në ndeshjen e dytë. Nuk do të jetë e lehtë për lojtarët që të luajnë tre ndeshje brenda shtatë ditëve. Duhet të menaxhojmë situatën përgjatë të gjitha ndeshjeve, por veçanërisht për të dytën. Gjithmonë është e rëndësishme pasi që është ndeshje në nivel të kombëtares”, ka thënë Santos.
Ronaldo e ka kompletuar rikthimin te Manchester United këtë verë, ku pesë herë fituesi i Topit të Artë është ribashkuar me “Djajtë e Kuq” nga Juventusi për një aventurë të dytë, pas asaj të parës në “Old Trafford” përgjatë viteve 2003 e deri në 2009.

Back to top button