​Ronaldo paralajmëron Zvicrën: Gati për të dhënë gjithçka

Sonte me fillim nga ora 20:00 do të zhvillohet ballafaqimi tejet interesant i Kampionatit Botëror ku do të ndeshjen Portugalia me Zvicrën.

Fituesi i këtij dueli do ta rrëmbejë biletën e fundit për një vend në mesin e tetë skuadrave më të mira të këtij kompeticioni.

Përderisa Zvicra do të ketë pritjet më të mëdha nga kosovarët Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, portugezët i kanë të gjithë sytë tek kapiteni Cristiano Ronaldo.

Pak orë para fillimit të ndeshjes, ylli portugez ka lëshuar një status në rrjete sociale përmes të cilit ka motivuar bashkëlojtarët e tij dhe ka premtuar se është i gatshëm për të dhënë maksimumin që vendi i tij të vazhdojë tutje në Kupën e Botës.

“Sot luan Portugalia. Sot është dita e ëndrrës që secili e kemi brenda nesh. Le të shkojmë dhe të japim gjithçka”, ka shkruar Ronaldo.

Në rast të kualifikimit tuje, Portugalia në çerekfinale do të ballafaqohej me fituesin e ndeshjes Maroku-Spanja.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button