Varhelyi: Anëtarësimi është ajo qe ne duhet të ofrojmë dhe për këtë arsye jemi këtu

Në Tiranë është duke u zhvilluar samiti ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Në këtë takim të rëndësishëm është duke marrë pjesë edhe Komisionari Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Në një fjalë rasti para gazetarëve, ai ka thënë se anëtarësimi në BE është ajo që duhet të ofrohet dhe për këtë arsye janë mbledhur në Tiranë.
“Anëtarësimi, kjo është ajo që ne duhet të ofrojmë dhe kjo është arsyeja pse ne jemi këtu. Kjo është arsyeja pse ne takohemi për herë të parë në Ballkanin Perëndimor”.

Back to top button