Ronaldo: Rrugëtimi im nuk ka mbaruar ende

Cristiano Ronaldo ka zbuluar se synon të vazhdojë të luajë për Portugalinë përtej Kupës së Botës 2022.
Ronaldo ka folur për të ardhmën e tij ndërkombëtare, ku zbuloi se synon një paraqitje në Euro 2024 pas paraqitjes në Kupën e Botës të këtij dimri.
“Ka qenë një rrugë e gjatë, por do të doja të përfitoja nga rasti dhe të them se rruga ime nuk ka përfunduar ende. Ndihem e motivuar, amibicia ime është e lartë. Jam në përzgjedhje me shumë lojatrë të rinj dhe dua të jem pjesë e këtij Botërori dhe Evropianit 2024”, tha Ronaldo.
Për 37 vjeçarin kishte spekulime se Kupa e Botës do të jetë turneu i fundit i tij.
Ronaldo do të garojë në turneun e tij të dhjetë radhazi ndërkombëtar kur të nis Kupa e Botës në Katar./21Media

Back to top button