Will Smith rikthehet me projekt të ri filmik pas incidentit në Oscars

Pas incidentit në ceremoninë e edicionit të 94-të të Oscars, ku aktori Will Smith goditi me shuplakë komedianin Chris Rock, planet për filmim “Emancipation” u shtynë.
Megjithatë, Apple ka njoftuar se filmi do të publikohet në dhjetor.
Edhe pse Smith është ndaluar të marrë pjesë në edicionet e radhës të Oscars për plot dhjetë vjet, kjo nuk përfshin projektet e tij filmike, dhe nuk do të thotë që ai nuk mund të nominohet.
Pra, “Emancipation” do të publikohet në mënyrë që të nominohet në edicionin e radhës të Oscars.
I cilësuar si një aksion/thriller, “Emancipation” është i drejtuar nga Antoine Fuqua dhe me skenar të William N.Collage.
Incidenti i fundit i Smith në Oscars i kushtoi shumë atij, edhe pse kërkoi falje për veprimin e tij./21Media

Back to top button