Ronaldo shpëtoi Unitedin, pa fitues derbi kundër Chelseas

Ka përfunduar pa fitues (1-1) derbi anglez mes Manchester Unitedit e kampionit aktual evropian, Chelsea.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Old Trafford”, Manchester United ka arritur të barazojë me rezultat 1:1 me Chelsean.
Fillimisht, mbrojtësi i krahut,Marcos Alonso e ka zhbllokuar rezultatin i pari, me ç’rast ka kaluar Chelsean në epërsi prej 1:0 në minutën e 60’ të ndeshjes.
Kundërpërgjigja e “Djajve të Kuq”  këa qen e shpejtë, të cilët kanë barazuar shifrat në 1:1 përmes golit të Cristiano Ronaldos në minutën e 62’.
Goli i Ronaldos ka rezultuar të jetë goli i fundit i ndeshjes, me ç’rast, ylli portugez ka shpëtuar edhe një herë skuadrën e tij, duke ia siguruar një pikë kundër skuadrës së Chelseas.
Me pikët e reja, Chelsea zë vendin e tretë në tabelë me gjithsej 66 pikë, krahas United që vazhdon pozicionimin në vendin e gjashtë me 55 pikë të arkëtuara, pesë sosh larg Top 4.

Back to top button