Ronaldo udhëheqë Portugalinë ndaj Lihtenshtajnit

Sonte me fillim nga ora 20:45 stadiumi “José Alvalade” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Portugalisë dhe Kombëtares së Lihtenshtajnit.

Portugalia synon që ta fillojë ciklin kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024 me fitore, kurse Lihtenshtajni kërkon që ta befasojë Ronaldon me shokë.

Po ashtu, ndeshja e sotme shënon një cikël të ri për Portugalinë, ku pas largimit të Fernando Santos tani kombëtaren e udhëheqë Roberto Martinez, ish-trajneri i Belgjikës.

Portugalia dhe Lihtenshtajni pozicionohen në Grupin J të këtyre kualifikimeve, së bashku me Sllovakinë, Islandën, Luksemburgun dhe Bosnje e Hercegovinën.

Takimi i fundit mes Portugalisë e Lihtenshtajnit daton më 12 gusht të vitit 2009, ku asokohe portugezët regjistruan fitore bindëse 3:0.

Tanimë, të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Portugalia (5-3-2): Patricio; Guerreiro, Inacio, Dias, Pereira, Cancelo; Silva, Palhinha, Fernandes; Felix, Ronaldo.

Lihtenshtajni (5-3-2): Buchel; Wolfinger, Malin, Traber, Hofer, Meier; Frommelt, Wieser, Hasier; Gassner, Sele.

Back to top button