Ronela Hajati publikon projektin e ri “Himni”
Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati ka sjell një këngë të re.
“Himni” mban titullin projekti, të cilin e ka kompletuar edhe me videoklip.
Teksti dhe melodia është realizuar nga vet artistja me producim nga Apollo Producer.
Videoja u bë nga Fullmoon Production, e drejtuar nga The Claudia.
Kjo është në kuadër të albumit të saj të ri, i cili përmban gjithsej shtatë këngë.
Ky projekt është i dyti me radhë pas “Jeta Kriminale”, e cila u lansua pak ditë më parë.