Rozana Radi mbështet Ronelën: Shpërthe në Eurovision
Këngëtarja Ronela Hajati e cila fitoi edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2022, që do të mbahet në Itali. Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Sekret”.
Krahas kritikave, të shumtë janë edhe ata që i dhanë përkrahje Ronelës për këtë sfidë të re.
Një ndër ta është dhe këngëtarja Rozana Radi, e cila gjatë një bisede me ndjekësit e saj në Instagram, ka shprehur mbështetjen për Ronelën.
“Ka tjetër ndjesi kur e dëgjon live. Më rrëmbeu menjëherë. Ka atmosferë, festë dhe një interpretim vokal shumë korrekt. Ronela Hajati shpërthe në Eurovision”, ka shkruar Rozana në Instagram./21Media
